Connect with us

Shendetsi

Kompania gjermane CureVac regjistron pjesëmarrësit e parë në studimin për vaksinat

Published

on

Kompania gjermane e bioteknologjisë CureVac ka regjistruar pjesëmarrësin e parë për fazën 2b/3 të provës klinike me vaksinën e saj antiCOVID-19, tha kompania

“Vullnetari i parë u rekrutua,” shtoi laboratori, i cili, si Biontech dhe Moderna, përdor teknologjinë ARN për vaksinën.

Studimi, i cili kërkohet për miratimin e rregullatorit, do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin te të rriturit dhe pritet të mbulojë më shumë se 35.000 pjesëmarrës në Evropë dhe Amerikën Latine, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të kompanisë.

Qëllimi i studimit është të tregojë efektivitetin e kandidatëve për vaksinë në parandalimin e episodeve të para të rasteve të konfirmuara të COVID-19 të çfarëdo ashpërsie, si dhe parandalimin e rasteve të moderuara deri të rënda të konfirmuara të COVID-19 në pjesëmarrësit që nuk kanë qenë kurrë të infektuar me SARS-CoV-2, njoftoi kompania.

“Të dhënat klinike mbi sigurinë dhe imunogjenitetin e arritur deri tani duken premtuese dhe shpresojmë që ky studim të vazhdojë të tregojë ndikimin e teknologjisë mARN dhe vaksinës sonë në parandalimin e COVID-19 dhe ndihmën për të mposhtur këtë pandemi”, tha kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Franz-Werner.

Vaksina për të cilën po punon CureVac është një nga tre projektet e vaksinave gjermane që qeveria gjermane mbështet me një total prej 750 milionë euro.