Connect with us

Business

Komisioni Evropian me shumë kritika për situatën ekonomike në vend – ALSAT-M

Published

on


Stabilizimi i pasigurt i borxhit publik, niveli i lartë i ekonomisë gri, reformat e ndaluara të taksave dhe sistemit pensionit. Këto janë kritikat kryesore për ekonominë që erdhën nga Brukseli. Raporti vjetor i Komisionit Evropian kritikon gjithashtu nivelin e ulët të investimeve kapitale, punësimin në administratë dhe fuqinë punëtore të pakualifikuar, e cila është një nga problemet kryesore të ekonomisë që rezulton në zvogëlimin e produktivitetit të punës dhe konkurrencës së ekonomisë.

Raporti i Komisionit Evropian:

“Investimet e kapitalit publik kanë mbetur në një nivel dukshëm të ulët, dhe stabilizimi i borxhit publik nuk është siguruar ende. Para krizës KOVID-19, nivelet e papunësisë ranë më tej, gjithashtu edhe midis të rinjve, dhe punësimi joformal ka rënë pa. Ndikimi i krizës KOVID-19 ka të ngjarë t’i kthejë ato tendenca pozitive”

Nga nëntë miliardë euro nga Bashkimi Evropian të destinuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Zaev nuk e dinte saktësisht sa para do t’i përkasin Maqedonisë. Shfrytëzimi do të varet nga kapaciteti i projekteve me të cilat vendi do të aplikojë.

Këto janë autostradat, hekurudha, rrjeti i gazit, stacionet e gazit, të gjitha projektet e tjera energjetike, stacionet e pastrimit të qytetit të Shkupit”-pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ekspertët kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e borxhit publik. Thonë se minusi në arkën e shtetit do të çojë në amulli të mëtejshme të ekonomisë. Këshilla e tyre për Qeverinë është që urgjentisht të bëjë një strategji se si do të shpenzohen paratë e shtetit.

Nëse nuk kemi aktivitet të mjaftueshëm ekonomik, nuk mund të krijojmë një nivel të mjaftueshëm të të ardhurave publike për të shlyer këtë borxh lehtësisht në të ardhmen”-tha Borçe Trenovski, profesor i Universitetit.

Në vitin 2021, vendi duhet të shlyejë borxhet në shumën prej 710 milion eurove. Sipas ekspertëve, kjo do të thotë se shteti në periudhën e ardhshme do të funksionojë vetëm për të shlyer kreditë, në vend që të investojë në zhvillimin e shoqërisë.

 

Ile Petreski

Alsat