Connect with us

Sport

KOK filloi trajnimin ndërkombëtar për aftësimin mental të trajnerëve – Bota Sot

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës ka filluar sot me trajnimin e parë ndërkombëtar për aftësimin mental të trajnerëve “Zëri I Trajnerit”.

Trajnimi po vijohet nga 40 trajnerë të sporteve të ndryshme në Kosovë, në mesin e tyre edhe trajneri kampion Olimpik,

Driton Toni Kuka. Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në fjalën hapëse përshëndeti ligjëruesit dhe vijuesit e trajnimit, derisa foli edhe për rëndësinë që ka vijimi i një trajnimi të tillë.

Trajnimi po organizohet në bashkëpunim me organizatën australiane Optimization HUB dhe po mbahet online përmes platformës ‘zoom’.

Të ndarë në dy grupe, trajnerët vijuan ligjëratat e trajnerëve me licencë ndërkombëtare të Optimization HUB: Graziella Thake, Elda Gjoka, Mel Roche, Paul Hutch dhe Ben Gollings.

Trajnimi do të zgjasë katër javë me katër sesione, të cilat do të mbahen çdo të hënë.

Muaj më parë, një trajnim i tillë ishte mbajtur edhe me 40 sportistët elitarë të Kosovës dhe Shpresat Olimpike 2020.

Alsat