Connect with us

Sport

Klopp: Nuk kam arsye për të buzëqeshur, po humbim lehtë

Published

on

Humbja nga Brighton me rezultatin 0-1 në Anfield e lë Liverpool tashmë shtatë pikë largë nga Manchester City në luftën për titullin e Premierligës.Jurgen Klopp pas ndeshjes e cilësoi se skuadra e tij është e lodhur, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë jam i zhgënjyer, nuk kam asnjë arsye për të buzëqeshur. Ishte një humbje e vështirë për ta pranuar, një javë e vështirë, me dy ndeshje dhe sot ne dukemi shumë të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Ne e humbim topin me lehtësi të madhe dhe i bëmë gjërat të lehta për Brighton, ata padyshim fituan me të meritë. Unë duhet të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Dy humbje radhazi në shtëpi… Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi, vetëm të punojmë për të përmirësuar ”, tha gjermani për BBC.

Alsat