Connect with us

Maqedoni

Klinika Infektive, vetëm 8 vende të lira për pacientë

Published

on


Kapacitetet spitalore janë zvogëluar dukshëm për një kohë të shkurtër pasi në secilën nga pesë ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar më shumë se 300 raste të reja më virus korona. Në rast se numri i të infektuarve do të jetë  në të njëjtin nivel edhe gjatë ditëve në vazhdim, në funksion do të vihet spitali i montuar në oborrin e Klinikës Infektive. Në këtë spital në dispozicion janë 70 krevate, shifër e përafërt me krevatet e lira nëpër spitale deri pak ditë më parë. Nuk dihet akoma nëse do të bëhet në kohë ndërtimi i 19 spitaleve të tjera të montuara  që u paralajmëruan për në 16 komuna në vend. Për këtë nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë përgjigje konkrete, mirëpo theksojnë edhe një herë shkaktarin e vonesës.

Ministria e Shëndetësisë
“Të gjitha procedurat për të cilat është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë kanë përfunduar, ndërsa tani është radha e Bankës Botërore të finalizojë procedurat e saj për ndërtimin e spitaleve dhe buxhetin, i cili vjen prej tyre. Vonesa është shkaktuar për shkak se ish-zëvendës ministrja e Financave nga VMRO-DPMNE,  Gordana Dimitrieska Koçoska, nuk dëshironte të nënshkruante huamarrjen.”

Drejtoresha e Klinikës Infektive,  Milena Stevanoviq, tha se personeli mjekësorë në këtë spital është mirë i organizuar edhe nëse trendi i rritjes vazhdon.


“Kapacitetet në Klinikën Infektive janë pothuajse të plotësuara. Sot ka ende le të themi 7,8,10 krevate. Por në plotësimin e parë të këtyre vendeve, edhe nëse ajo ndodh në orën 12 të natës, do të vihet në përdorim spitali i montuar. Vijnë infermiere, funksionojnë përmes sistemit të rotacionit. Problemi me personelin ka qenë gjithmonë i pranishëm në vendin tonë. Megjithatë, gjithashtu duhet të potencohet se barra nuk duhet të mbesë e gjitha mbi personelin shëndetësorë, por mbi të gjithë që paraprakisht të bëhet parandalim- deklaroi Milena Stevanoviq- drejtoresh e Klinikës Infektive.

Megjithatë, sistemi i rotacionit nuk mjafton për të plotësuar nevojat në spitalin e Strumicës. Drejtori i këtij spitali, Naqe Gogov,  kërkoi kapacitete plotësuese spitalore, si hapësira ashtu edhe personel. Dy mjekë, tre infermiere dhe dy administratorë në këtë spital kanë rezultuar të infektuar me virus korona. Vende të lira nuk ka tashmë as në spitalin e Prilepit dhe as në atë të Kumanovës.

Përgatiti: Evi Shkopi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending