Connect with us

Shendetsi

Klinika Digjitale prezanton këshilltaren e njohur gjenetike Prof. Assoc. Dr. Merita Xhetani

Published

on

Pas përfundimit me sukses të shkëlqyeshëm të fakultetit, studimeve master dhe doktoraturës, Prof. Merita përfiton edhe Bursën Fulbright dhe nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020 përfundon studimet e Post Doktoraturës duke bërë punë kërkimore në fushën e Gjenetikës molekulare pranë Institutit Kërkimor Lindsley F. Kimball (LFKRI), New York Blood Center, NY, USA.

Prof. Merita ka qenë pjesëmarrëse, përfaqësuese dhe koordinatore e shumë projekteve kërkimore shkencore dhe gjenetike në Evropën Juglindore, Francë dhe Austri etj.

Ajo është autore e tekstit universitar “Bazat e Radiobiologjisë”, Botuar në vitin 2010, autore e programit dhe ciklit të leksioneve të lëndës “Gjenetika Humane” për studentët e masterit shkencor në Biologji molekulare dhe autore e programit dhe ciklit të leksioneve të lëndës “Gjenomika” për studentët e masterit shkencor në teknikë laboratori, Universiteti i Mjekësisë Tiranë.

Prof. Merita është pjesëmarrëse në më shumë se 25 konferenca dhe ngjarje shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar më se 15 artikuj në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu është anëtare e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane, Shoqatës Ndërkombetare për Transfuzion të Gjakut dhe anëtare në shumë organizata tjera ndërkombëtare dhe flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Angleze, Frënge dhe Italiane!

Në terminin e rezervuar vetëm për ju në Klinikën Digjitale, konsultohu me Prof. Meritën për problemet tuaja gjenetike!

Ajo do ju udhëzoj rreth vendimmarrjes suaj në lidhje me testimin gjenetik, planifikimin e familjes ose riskun/probabilitetin për të trashëguar apo bartur një sëmundje gjenetike tek fëmijët tuaj.

Këshillimi gjenetik, ju ndihmon të planifikoni të ardhmen e familjes suaj!