Connect with us

Shendetsi

Klinika Digjitale po i mundëson pacientes nga Prishtina të konsultohet me Dr. Halil Krasniqin – kirurgun e njohur në Gjermani

Published

on

KLINIKA DIGJITALE është zhvilluar me partnerët në SH.B.A. në një platformë të përparuar të kujdesit shëndetësor digjital të njohur si “Shëndeti Juaj në Duar Tuaja”. Softueri i saj unik, ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun ose spitalin e preferuar kudo në botë.

Deri më sot, ne kemi ndihmuar pacientët tonë të shërohen dhe përshtatin kujdesin e tyre shëndetësor me shërbime të shumta dhe mbesim të përkushtuar për të vazhduar kontributin tonë për një përkujdesje më të mirë shëndetësore për pacientët dhe diasporën tonë kudo në botë.

Ekipi profesional i KLINIKËS DIGJITALE, teknologjia dhe përvoja e bëjnë platformën tonë digjitale ndër më të avancuarat në industrinë e telemjekësisë.

Konsultimi me pacient!

Falë Klinikës Digjitale tani çdo gjë është e mundur!

Një rast konkret është edhe rasti i një pacienteje, e cila nga shtëpia e saj në Prishtinë konsultohet me Dr. Halil Krasniqin, kirurgun e njohur endovaskular në Gjermani!

Madje, të gjithë anëtarët e Klinikës Digjitale mund të konsultohen me Dr. Halil Krasniqin apo cilindo doktor tjetër të preferuar.

Për tu konsultuar me Dr. Halilin, caktoni termin duke klikuar linkun: https://www.klinikadigjitale.net/profile/halil-krasniqi/

Klinika Digjitale vazhdon të lehtësojë qasjen edhe tek mjekët më të njohur evropianë dhe botërorë!

Tani, pacientët mund të konsultohen me mjekun, më shpejtë, më lehtë dhe më lirë!