Connect with us

Showbiz

Kim Kardashian thotë se fiton më shumë para në Instagram se sa për një sezon të “Keepinp Up With the Kardashians”

Published

on

Kim Kardashian u hap rreth asaj se ku qëndrojnë mundësitë më të mëdha për të bërë para pas gati 15 vjetësh si një yll televiziv.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeçare, sqaroi mirë financat dhe fitimet e saj në sezonin e tretë të Netflix ‘My Guest Needs Needs No Introduction With David Letterman’, duke treguar se përse nuk e ka problem që do të përfundojë KUWTK.

“Ne nuk do të ishim këta që jemi sot pa u mbështetur në Keeping Up With the Kardashians dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndajmë mënyrën e jetesës tonë”, shpjegoi ajo.”Edhe nëse, realisht ne mund të postojmë diçka në rrjetet sociale dhe të bëjmë më shumë para sesa bëjmë për një sezon të tërë”.

Kim Kardashian dhe David Letterman (Foto:ADAM ROSE/NETFLIX)

Mogulja e bukurisë nuk dha një shumë reale në lidhje me atë që fiton nga një postim i vetëm në Instagram, por më parë theksoi se arrin diku nga 300,000 deri në 500,000 dollarë dhe nganjëherë më lart se një milion dollarë.

Variety raportoi në 2017 që familja Kardashian nënshkroi një marrëveshje ‘100 milionë dollarëshe’ me rrjetin për të rinovuar shfaqjen deri në vitin 2020. Të njëjtin vit, TMZ raportoi se marrëveshja për pesë sezone ishte me vlerë 150 milionë dollarë.

Nëse fitimet e sezonit ndahen midis gjashtë femrave Kardashian-Jenner, do të ishin rreth 4.5 milionë dollarë për themeluesen e KKW Beauty, nënën e saj, 64 vjeçare dhe secilën nga motrat e saj.

Kim Kardashian (Foto: YouTube)

KUWTK, e cila do të përfundojë me sezonin e 20-të në 2021, është vetëm pjesë e asaj që e bën vlerën më të lartë të Kardashian mes motrave të saj. Ajo drejton kompani të shumta, bën paraqitje dhe natyrisht marrëveshje të mëdha në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, Forbes raportoi se pasuria e nënës së katër fëmijëve vjen me 780 milionë dollarë pasi ajo shiti 20 për qind të aksioneve në kompaninë e saj të kozmetikës tek Coty në muajin qershor. /Telegrafi/

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images)

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending