Connect with us

Showbiz

Kida zbulon tatuazhin e ri në dorën e saj

Published

on

Këngëtarja e re Kida, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Ndër vite fansat kanë pasur rastin të shohin se si këngëtarja është mjaft e apasionuar pas tatuazheve dhe ka disa të tilla të realizuara në trup.

Së fundmi, Kida ka shtuar një tatuazh më shumë në trupin e saj dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Kida/InstaStory

Tatuazhi në fjalë është një fytyrë tigri në dorën e majtë të këngëtares.

Përndryshe, ajo ka të realizuar edhe një tatuazh në dorën e djathtë – e që është një lule e degëzuar.

Foto: Kida/Instagram

Kida përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor “Edhe sa”, të cilin e publikoi gjatë verës që lam pas. /Telegrafi/