Connect with us

Showbiz

Kida sonte publikon këngën e re “Drunk”

Published

on

Kida tash e disa ditë ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Artistja shqiptare që një kohë është duke punuar në “Drunk” dhe për këtë ka bashkëpunuar me producentin Mixey.

Ajo sot (e hënë) ka sjell disa imazhe të reja, përmes të cilave tregon se kënga publikohet sot në orën 23:59.

Kida (Foto: Instagram)

Në imazhet që ka shkëputur nga videoklipi, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) shfaqet e mahnitshme.

“Sonte 23:59”, ka shkruar ajo.

Reagimet krahas postimit ishin të menjëhershme dhe se fansat duket se mezi po presin për këngën e 23 vjeçares.

“Drunk” vjen pas “Edhe sa” që e solli në shtator, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/