Connect with us

Tech

Këto janë karakteristikat e “iPhone”-it të ardhshëm

Published

on

Sipas “raporteve të industrisë” të theksuara nga “DigiTimes”, diapazoni i “iPhone”-it të ri do të kombinojë kamerën infra të kuqe dhe projektorin e pikave në një modul të vetëm në pjesën e përparme, duke lejuar kështu një nivel më të vogël se sa do të gjeni në gamën e “iPhone 12”.

Modeli i ri, sipas raportimeve, do të quhet “iPhone 12S” (në vend se iPhone 13) dhe do të kenë një dizajn të ngjashëm me gamën e “iPhone 12”, i kompletuar me buzë të sheshta.
Për më tepër, të katër modelet me sa duket do të kenë një skaner LiDAR, i cili është një tipar që aktualisht gjendet vetëm në modelet Pro.

Edhe kjo është diçka që është përfolur më parë. Më në fund, madhësia e lentes kryesore në “iPhone 13 Pro” dhe “iPhone 13 Pro Max” me sa duket do të rritet, gjë që duhet të përmirësojë më tej aftësitë e tyre të fotografisë.

Ne gjithsesi do t’i merrnim të gjitha këto me një dozë skepticizmi. Sepse është herët për thashethemet për “iPhone 13”, dhe ndërsa “DigiTimes” ka qasje në burimet e zinxhirit të furnizimit, nuk është gjithmonë e saktë kur bëhet fjalë për rrjedhjet e “Apple”./lexo.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

NASA publikon videon e parë të zbarkimit të sondës në Mars (VIDEO)

Published

on

NASA ka publikuar një video spektakolare të uljes së sondës të saj “Perseverance”, e para në llojin e saj, pas mbërritjes së misionit në Mars.

Klipi, pak më shumë se tre minuta i gjatë, zbulon imazhe të kamerave të shumta të vendosura në pozicione të ndryshme, pasi sonda hyn në atmosferën e planetit të kuq.

Njëra tregon vendosjen e parashutës supersonike, një tjetër – nën sondë – tokën e Marsit që po afrohet dhe dy të tjerë, sonda që prek tokën, e varur nga tre kabllo mbajtëse.

Sidoqoftë, asnjë tingull apo problem nuk u regjistrua gjatë zbarkimit mbresëlënës. /e.a/noa.al/

Continue Reading

Tech

Së shpejti llogaria juaj do të mbyllet në WhatsApp nëse nuk e pranoni këtë

Published

on

Së shpejti llogaria juaj do të mbyllet në WhatsApp nëse nuk e pranoni këtë – Iliria News Agency

Continue Reading

Tech

Vlera e bitcoinit bie ndjeshëm pas rekordit

Published

on

Bitcoini ka rënë ndjeshëm të hënën, pasi u rrit ditë më parë në vlerën prej 58.354 dollarësh. Kriptovaluta më e njohur gjatë fundjavës ka shënuar nivele rekord, pothuajse dyfish nga viti i kaluar. Sipas “CoinMarketCap”, përcjell “Telegrafi”, bitcoini po tregtohet me rreth 54 mijë dollarë.

Aktualisht vlera totale e kapitalit të tregut të kësaj kriptovalute arriti në një trilion dollarë.

Ditë më parë “Tesla” kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë. Po ashtu “MasterCard” tha se do të mbështes kriptovalutën, ndërsa “BNY Mellon” njoftoi se do të hapte shërbimet e saj ndaj këtyre monedhave.

Continue Reading

Trending