Connect with us

Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare takohet me Grenellin, mbështet Trumpin në zgjedhje

Published

on

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se është takuar me emisarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Qerreti ka shkruar një përshkrim të shkurtër në fotografinë e saj, mirëpo është kujdesur të tregojë se në zgjedhjet e Amerikës do ta përkrahë Trumpin.

Zgjedhjet në Amerikë mbahen me tre nëntor ku nga radhët e republikanëve garon Donald Trump, ndërsa kundërkandidati i tij nga demokratët është Joe Biden.

Ambasadori Grenell gjithashtu sot ka thënë se ka siguruar mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve në Detroit.

/GazetaSinjali/