Connect with us

Showbiz

Këngëtari Trey Songz rezulton povzitiv me COVID-19

Published

on

Këngëtari i njohur, Trey Songz, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e tillë ai e ka ndarë përmes rrjetit social Instagra, ndërsa ka informuar rreth 12.2 milionë ndjekësit e tij, shkruan Mirror.

Pas rutinës së testeve që ka bërë, testi i krijuesi të hitit “Bottoms Up” ka rezultuar pozitiv, ndërsa ai po e merr shumë seriozisht këtë infektim.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Aldon Neverson, tash e tutje do të izolohet i vetëm në shtëpi, për shkaqe të sigurisë.

“Unë jam testuar disa herë, pasi kam protestuar, kam shëtitur, e sigurisht kam edhe djalin e vogël në shtëpi. Jam testuar në mënyrë të vazhdueshme dhe fatkeqësisht rezultova pozitiv”, është shprehur ai.

Në fund të deklaratave, ai tregoi se e ka marrë shumë seriozisht virusin, ndërsa fton që edhe fansat të jenë të tillë. /Telegrafi/