Connect with us

Showbiz

Kendal Jenner kujton pushimet përmes imazheve ku shfaq linjat trupore trupore

Published

on

Modelja Kendall Jenner, sapo është kthyer në Los Angeles, pasi festuan ditëlindjen e Kim Kardashian në një ishull privat.

Por, ajo duket se është ende nostalgjike për verën, pasi në rrjetin social Instagram ka ndarë imazhe atraktive, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja ka shfaqur linjat e bujshme trupore, ndërsa shihej e veshur me një palë bikini me përmasa më të vogla.

Flokët e saj brune kishte zgjedhur që t’i lë të lakuara mbi supe, ndërsa nuk kishte përdorur fare makijazh.

Po ashtu në vesh ajo mbante një lule, kurse shihej edhe duke shijuar një ‘smothie’.

“Lokacioni është sekret”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Në të njëjtin postim ajo solli një sërë fotografi, por që vetëm dy prej tyre ishin të modeles, e veshur me bikini.

Kujtojmë se bukuroshja brune është duke u komentuar edhe për daljet e shpeshta me Devin Booker, e që ka nxitur aludime se mund të jenë në lidhje. /Telegrafi/