Hari Kejn ka kaluar Tieri Anrin në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës. Ai tani renditet i gjashti në këtë listë. Sulmuesi anglez shkëlqeu me dy gola në fitoren 5:0 të Tottenhamit ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.
Me dy golat e shënuar, Kejn ka shkuar në kuotën e 176 golave në Premier Ligë, duke kaluar Tieri Anrin që me Arsenalin kishte shënuar 175 gola. Sulmuesi 28-vjeçar tani renditet si golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të kampionatit anglez.
Para Hari Kejnit janë: Frank Lampard – 177 gola, Serhio Aguero – 184 gola, Endi Koll – 187 gola, Uejn Runi – 208 gola dhe Alan Shirer – 260 gola.
