Connect with us

Showbiz

Katie Price vë në fokus gjoksin gjigant gjatë pushimeve me të fejuarin, teksa shijon së ngrëni një misër

Published

on

Katie Price është fotografuar duke shfaqur gjoksin e saj të ri dhe duke ngrënë misër së bashku me të fejuarin Carl Woods gjatë ditës së tyre të fundit në Tajlandë.

Ylli 43-vjeçar, e cila ndodhet në ishullin turistik luksoz të Koh Samui, dukej e djegur nga dielli teksa shijonte ditën e saj të fundit duke ngrënë misër përkrah Carlit, shkruan The Sun.

Ish-modelja magjepsëse dukej dukshëm më e errët në pjesë të trupit dhe fytyra e saj ka mbetur me një nxirje të kuqe nga rrezitja.

Foto: BACKGRID UK

Katie, e cila i ka kaluar javët e fundit duke marrë rreze dielli në plazhet me rërë, shfaqi pamjen e saj të djegur nga dielli teksa shijonte një sërë pjatash tajlandeze.

E veshur me një bluzë të verdhë, modelja u dha fansave një paraqitje të shkurtër të tatuazheve të saj të reja në parakrahët e saj, të cilat gjithashtu ishin nxirë në mënyrë dramatike.

Foto: BACKGRID UK

Ndërkohë, në të njëjtën varkë ndodhej edhe Carl, i cili dukej po aq i djegur nga dielli në postimin e tij të fundit në Instagram.

Kjo vjen paraqitje e modeles britanike vjen pasi Katie u tregoi fansave tatuazhin e ri që kishte shtuar së fundmi.

Foto: BACKGRID UK

Ajo ka realizuar dy tatuazhe në udhëtimin e saj në Tajlandë – i pari mbuloi parakrahun e saj me lule në atë që mendohet të jetë një dedikim për nënën e saj të sëmurë, Amy.

Por ish-modelja magjepsëse tani ka një tatuazh të dytë në krahun e saj të majtë, i cili është dedikim për fëmijët e saj: Harvey, 19 vjeç, Junior, 16 vjeç, Princess, 14 vjeçe, Jett, tetë dhe Bunny, shtatë vjeç.

Foto: BACKGRID UK

Katie është e mbuluar me tatuazhe – ajo gjithashtu ka një fotografi të madhe të fytyrës së Carl-it si tatuazh në trupin e saj.

Në fotografitë me bikini nga plazhi, Price ka zbuluar edhe dukjen e re të gjoksit të saj, i cili tashmë është gjigant pas operacioneve të shumta plastike që ka kryer në të. /Telegrafi/

Foto: BACKGRID UK