Connect with us

Sport

Kastrati flet për rastet e humbura ndaj Greqisë – Bota Sot

Published

on

Lirim Kastrati ka thënë se Kosova ka qenë e pafat në disa raste përballë Greqisë.

Kosova ka marrë një barazim 0-0 ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Futbollisti ka folur edhe për mundësitë që ka pasur në këtë ndeshje.

“Normal, si unë, si secili kemi dëshirë të ndihmojmë kombëtaren me paraqitje sa më të mira dhe të shënojmë gol, por sot sikur në shtatë ndeshjet e fundit, fati nuk është me ne. Sot kishim ndeshje të vështirë ndaj kombëtares së Greqisë e cila dihet sa është e fortë. Nuk na ecën. Kishim shanse unë, Benjamini, Learti, por nuk shënuam”, deklaroi Kastrati për Supersport.

“Më vjen mirë që bëmë një paraqitje të mirë. Nuk jemi të kënaqur me barazim, por do të tentojmë më mirë”. “Nuk kam luajtur ndeshjet e fundit me kombëtaren dhe nuk kisha vetbesim. Po të kisha më shumë minuta do të kisha më shumë besim. Nuk kisha minuta dhe isha i ngurtë. Ky është faji im, jo i dikujt tjetër. Besova se ishte më mirë të pasoja sesa të gjuaja. Më vjen keq që nuk shënuam”.

“Ky është një rezultat i mirë të themi pas kritikave. Treguam karakter të fortë me gjithë mungesat, por djemtë që luajtën treguan karakter dhe luajtën me zemër, dhanë çfarë mundën”.

Alsat