Connect with us

Sport

Kartoni i kuq i Granit Xhakës, vjen reagimi nga Mikel Arteta

Published

on

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar se ndëshkimi i Granit Xhakës me karton të kuq, u ka kushtuar me humbje sonte, transmeton Sinjali Sportiv.

Arsenali po vazhdon me serine negative të rezultateve në Premier Ligë, teksa sonte u mposht minimalisht nga Burnley, duke regjistruar kështu humbjen e tretë radhazi.

Momenti kyç i kësaj ndeshje ishte te minuta e 58-të, kur direkt me karton të kuq u ndëshkua Granit Xhaka.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i skuadrës londineze, i cili tha se Xhaka ka bërë gabim dhe se kjo u ka kushtuar.

“Ai[Xhaka] bëri një gabim dhe kjo dihej qartë që do të na kushtojë. Sjellja e tij ishte e papranueshme. Mënyra se si loja po shkonte, mbizotërimin që e kishim, ishte një lojë që duhet fituar. Dhe, me dhjetë futbollistë padyshim që është shumë e vështirë. Ju i jepni një shans kundërshtarit dhe përfundoni duke humbur” – ka deklaruar Arteta, pas ndeshjes./Sinjali Sportiv/

Alsat