Connect with us

Maqedoni

Karaxhoski: Për momentin nuk mendojmë për orë policore, apelojmë për respektim të masave ekzistuese

Published

on


Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, nuk përjashton mundësin që numri i të infektuarve të shkoj deri në 1000 në ditë në rast se nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19. Ndërkohë që u shpreh i prerë se për momentin pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve, nuk mendohet për orë policore, si masë kundër përhapjes së koronavirusit. Karaxhoski me apel, që të shmangen grumbullimet e njerëzve, të mbahet distancë, maska gjithsesi dhe dezinfektimi i duarve.

“Disa ngjarje që kanë ndodhur kohëve të fundit si, ahengje, koncerte dhe të tjera. Që nënkupton mos-respektim të masave ka sjell deri tek kjo gjendje. E vetmja formë për të shmangur këtë situatë është ajo që ne në kontinuitet kemi kërkuar: të mbahet distancë, maskë dhe dezinfektim, por kjo në masë të madhe nuk është zbatuar. Orë policore kemi vetëm në Francë, në asnjë shtet tjetër evropian, ne për momentin nuk po mendojmë për një gjë të tillë. Ju lutem në rast se nuk i ndihmojmë vetvetes, atëherë nuk mund të na ndihmoj askush, as 500 mjekë e motra medicinale. Kërkojmë nga ju që të respektoni masat, sepse mosrespektimi ka me e rrit numrin e pacienteve me këtë do të rëndohet edhe kapaciteti i spitaleve dhe ekipeve mjekësore. Mund të propozojmë edhe 10 masat të tjera, por presim edhe këto 2-3 ditë, në rast se gjendja nuk përmirësohet, atëherë do të shohim edhe për masa të tjera. Për momentin nuk mendojmë për orë policore”, deklaroi Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending