Connect with us

Showbiz

Kanye West voton veten në zgjedhjet presidenciale të Amerikës

Published

on

Rep-artisti amerikan, Kanye West, për herë të parë në jetën e tij ka dalë të zotojë në zgjedhjet e SHBA-së.

43-vjeçari është edhe kandidat për president, gjë të cilën e kishte paralajmëruar që në vitin 2015, shkruan Miror.

Thuhet se Kanye ka shpenzuar rreth 3 milionë dollarë që të listohet në fletëvotim, derisa tani po pretendon që të fitojë.

(Foto: Mirror)

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka bërë të ditur se ka dalë të votojë për herë të parë, teksa vota ka shkuar për veten e tij.

“Sot jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është dikush që e njoh mirë… unë”, shkruhej në postim.

(Foto: Mirror)

Një deklaratë e tij vjen pasi pati përleshje virtuale me Jennifer Aniston, e cila tha se nuk është argëtuese të votohet West. /Telegrafi/