Connect with us

Sport

Ka forcën e Mike Tyson, por ëndërron të bëhet si Muhamed Ali

Published

on

Ka forcën e dhe fuqinë e Mike Tyson, por synon dhe endërron të bëhet sikur mbreti i boksit Muhamed Ali, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ky është boksieri i ri nga Kumanova, Endrit Latifi, i cili ka filluar të stërvitet në vitin 2017 në Klubin e Boksit në Kumanovë, “Fajter- Ileri” me trajnerët e njohur Erxhan Salievski dhe Bexhet Shemsiji.

Ndonëse vetëm 17 vjecar ai ka një grushtë të fort por edhe lëvizja të shpejta sikur të bretit të boksit Muhamed Ali, i cili njihet edhe më thënien e tij “fluturo si një flutur dhe godit si një bletë”.

Ai deri më tani ka marrë pjesë në gara vendore dhe ndërkombëtare duke arritur vende të para dhe dyta, ndërsa së fundi në kampionatin e Maqedonisë, ka marrë vendin e tretë.

Endriti në të ardhmen thotë për agjencinë e lajmeve INA se është duke ushtruar fuqishëm nga katër orë për cdo ditë dhe synon ta marrë vendin e parë në Maqedoni dhe pastaj të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Ky është profili i Endritit në istgram ku mund ti ndiqni aktivitetet e tij: https://instagram.com/endrit.latifi_?igshid=1595xo2yigfcc

 

 

 

 

Alsat