Connect with us

Sport

Juventusi pa 3 mbrojtës titullar ndaj Barcelonës? – SHKUPI

Published

on

Pas kapitenit Kiellini, lëndohet edhe Leonardo Bonuçi. Qendërmbrojtësi bardhezi u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë të sfidës ndaj Veronës, të cilën “bardhezinjët” e mbyllen me barazim 1-1. Tani shtohet telashet për trajnerin Andrea Pirlo, që do të duhet të rreshtojë një mbrojtje të re ndaj Barcelonës, gjatë ditës së mërkurë.

– Advertisment –

Kujtojmë se edhe De Ligt është operuar në shpatull dhe vijon rikuperimin, andaj tre titullarë të prapavijës bardhezi janë jashtë formacionit në prag të sfidës së dytë në grupe në Ligën e Kampionëve.  Koha e rikuperimit të Bonuçit do të vlerësohet pas provave të zakonshme, por lëndimi vjen në një moment shumë delikat të sezonit.

Alsat