Connect with us

Sport

Juventusi e Klub Brizhi e nisin Championsin me fitore – SHKUPIMK

Published

on

Andrea Pirlo regjistroi debutim të sukseshëm në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar si trajner i Juventusit m në terrenin e urkrainasve të Dinamo Kievit (2-0), që drejtohet nga rumuni Mirçea Luçesku. Në mungesë të Kristiano Ronaldos, ishte sulmuesi spanjoll Alvaro Morata që mori për dore bardhezinjtë në Europë, pasi zhbllokoi sfidën në fillim të pjesës së dytë. Më pas pati vend edhe për Paulo Dybalën që u aktivizua në vend të suedezit në minutën e 56’, ndërsa pak para vërshëllimës finale, Morata shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Kuadrados nga krahu.

– Advertisment –

Sfida tjetër e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, ajo mes Zenitit dhe Club Brugge, përfundoi me fitoren e miqve 1-2. Edhe këtu të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, me belgët që zhbllokuan sfidën me anë të Denisit, por më pas barazuan po vetë me autogolin e Horvat.

Megjithatë kur luheshin minutat shtesë, ishte mesfushori 19-vjeçar belg Le Ketelaere, i cili shënoi golin e fitores për Klub Brizhin, që e nis mbarë aventurën në një grup të balancuar.

Alsat