Connect with us

Showbiz

Justin dhe Hailey Biber u matet temperatura para se të hyjnë në ndërtesë

Published

on

Justin dhe Hailey Bieber para disa ditësh kanë qenë duke festuar një vjetorin e martesës së tyre.

Sidoqoftë kësaj, ata tashmë po shihen në rrugët e Los Angeles, duke kaluar kohë produktive së bashku, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, ata janë parë duke shkuar në një market në Brentwood, ndërsa një punonjëse u maste temperaturën.

Një gjë e tillë ka ardhur si rrjedhojë e pandemisë coronavirus, ku rritja e temperaturës është njëra nga simptomat.

Ndërkaq, krijuesi i hitit “Baby” ka marrë vëmendje të madhe me stilin e veshjes, ku u pa me një bluzë të bardhë e pantallona të gjelbër.

Në të njëjtën mënyrë është parë e veshur edhe bashkëshortja e tij, Hailey, por që mbi vete mbante një këmishë me ngjyrë bezhë.

Vlen të përmendet se çifti janë njohur në një koncert të Justin, rreth viti 2009, ndërsa u martuan në vitin 2019. /Telegrafi/