Connect with us

Maqedoni

Jovanova: Gjuha maqedonase është konfirmuar

Published

on


Problemi me Bullgarinë për gjuhën maqedonase nuk ekziston, por është i shpikur vetëm nga disa linguist bullgar. Kështu deklaron drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase, Elena Jovanova Grujovska. Sipas saj maqedonishtja është e pranuar nga linguistika botërore ndërsa në Bullgari aktualisht gjuha keqpërdoret vetëm për përfitime politike.

 “Unë u pohoj se ato janë kërkesa të kohëpaskohshme të një pjesë të linguistëve bullgarë, të cilat, politika bullgare tani dëshiron t’i shfrytëzojë për çështje të politikave ditore dhe për zgjedhje. Unë jam e bindur se askush nuk mund të na imponojë zgjidhje të çështjes e cila nuk ekziston- deklaroi Elena Jovanova Grujovska, Instituti i Gjuhës Maqedonase.

 Presidenti Stevo Pendarovski, thekson sa i përket gjuhës argumentet janë në anën e maqedonasve.

 “Është interesant se mohimi nuk vjen nga autoritete dhe institute linguistike relevante botërore, të cilat për këtë çështje janë shprehur moti kohë, por më së shpeshti nga qarqe politike dhe politiko-akademike nga rrethi ynë i afërt- pohoi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

 Ndërkohë deputeti i VMRO-DPMNE-së Anonio Milloshoski takuzon pushtetin se veçmë ka përgatitur marrëveshje me Bullgarinë, sidomos për Goce Dellçevin dhe personalitete të tjera historike.

 “Burime diplomatike në MPJ njoftojnë se propozimi i fundit nga Sofja zyrtare është se kryeministri Zaev dhe Borisov gjatë takimit të parashikuar më 11 nëntor në Bullgari do të duhet të pajtohen në definicionin e radhës për Gocen: “Goce Dellçev është maqedonas në kuptimin rajonal të fjalës, por në aspekt të përkatësisë etnike Goce Dellçev është bullgar i lindur në rajonin gjeografik Maqedoni”. Ky definicion më pas do të zbatohet edhe në shumë personalitete të tjera historike, si Dame Gruev, Nikolla Karev, Gjorçe Petrov, Panko Brashnarov, Kiro Gligorov e të tjerë”, shkruan Milloshoski.

Muajin ardhshëm kryeministri Zaev shkon në Sofje në kuadër samitit të procesit të Berlinit që do të mbahet në kryeqytetin bullgar.

Mefail Ismaili

 

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending