Connect with us

Business

Jemi të interesuar për terminalin e gazit – ALSAT-M

Published

on


Maqedonia e Veriut ka interes të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz natyror në afërsi të Aleksandropolisit në Greqi, si një pikë e re e furnizimi me gaz natyror në Evropën Juglindore, paralajmëroi Kryeministri, Zoran Zaev nga Athina. Sipas tij, ky projekt do t’i sigurojë vendit furnizim të përhershëm me gaz natyror dhe njëkohësisht do të bëhet pikë për distribuim të gazit më gjerë në rajon. Zaev tha poashtu se kompani të mëdha greke duan të investojnë në të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ndërsa theksoi se pandemia nxori në pah rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.

Tani në krizën e pandemisë, Evropa e pa sa larg është Kina. Për disa produkte është mirë të zhvillohen disa agjenda dhe aktivitete këtu në Evropën Juglindore. Jemi po ashtu atraktivë për shpenzimet e prodhimit dhe disa shërbimeve, për shembull na duhen 2 orë që me aeroplanë të mbërrijmë nga kryeqyteti ynë në thuajse të gjitha kryeqytetet në BE, kuptohet në Athinë 1 orë. Nevojitet një muaj që prodhimet të vijnë nga Kina në kryeqytetet evropiane”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

 

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Të revoltuar me Qeverinë, organizatorët e ahengjeve vazhdojnë protestën

Published

on

Kompanitë e industrisë për organizimin e dasmave dhe ahengjeve protestojnë para qeverisë për të dytën ditë me radhë. Janë të revoltuar, siç thonë, që autoritetet e shohin gjendjen e tyre me përbuzje. Sipas organizatës pa ndihmë shtetërore do të duhet t’i mbyllin ndërmarrjet dhe t’i largojnë punonjësit nga puna. Një pjesë e kompanive në këtë veprimtari janë me 30 vjet ekzistencë dhe punësojnë mbi 10 mijë persona. Deficiti në këtë industri tejkalon 60 % krahasuar me vitin 2019, si rezultat i krizës ekonomike dhe shëndetësore. Qeveria është e mendimit se kjo industri është e përfshirë nga pakoja e pestë e masave, përkatësisht janë siguruar një milion euro, fonde të pakthyeshme për organizimin e të paktën 40 ngjarjeve, të cilat presin të angazhohen më shumë se 100 kompani si organizatorë, prodhues dhe qiramarrës të teknikës, por edhe angazhimi i artistëve, muzikantëve, aktorëve, punonjësve të kulturës, fotografëve, kameramanëve, producentëve, teknikëve dhe profesioneve të tjera që zakonisht merren me ose rreth industrisë së ngjarjeve.

Le të hyjë dikush në lëkurën tonë dhe le ta shohë se si duket të jesh pa të ardhura 14 muaj, të mos fitosh asgjë, të habiteni se si i  mbuloni shpenzimet. Nuk janë vetëm pagat e punonjësve që duhet të mbulohen, por kemi shumë kosto të tjera”, tha Maja Babiq, kryetare e shoqatës së industrisë së ngjarjeve.

Alsat

Continue Reading

Business

Më në fund paga minimale në Kosovë po rritet

Published

on

E caktuar në vitin 2011 me vendim të Qeverisë që aso kohe drejtohej nga kryeministri Hashim Thaçi, paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar më asnjëherë. Edhe pse ka kaluar një dekadë nga ajo kohë, paga minimale ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, si dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Për rritjen e pagës minimale, vazhdimisht ishin bërë premtime elektorale nga subjekte politike që kanë udhëhequr deri më tani me vendin por si të tilla ato kanë mbetur vetëm premtime. Së fundmi edhe kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti premtoi rritje të pagës minimale në 250 euro.

Ndonëse sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social, Qeveria e Kosovës do të duhej që në fund të çdo viti kalendarik sipas ligjit në fuqi, të përcaktojë pagën minimale, një gjë e tillë nuk është bërë për 10 vite me radhë.

Në mesin e zotimeve të shumta, kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit të 14 shkrutit, ka premtuar rritje të pagës minimale prej 250 euro, duke i përjashtuar po ashtu këtë kategori edhe nga tatimi në të ardhurat personale.

Nga njëri prej dikastereve kryesore në Qeverinë “Kurti 2”, Ministria e Financave kanë thënë  se premtimi i kryeministrit Kurtit, pritet të implementohet shumë shpejtë.

Madje, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ashtu siç ishte proklamuar, rritja e pagës minimale nuk do ta prek edhe vlerën e pensioneve të përfituesve të skemave sociale.

“Çështja e rritjes së pagës minimale , ashtu edhe siç është prezantuar në Planin e Qeverisë nga Kryeministri do të imlementohet shpejtë. Po ashtu vlen të theksohet se vlera e pensioneve të përfituesêve të skemave sociale nuk është e lidhur me pagën minimale”, tha Shahini.

Premtime për rritjen e pagës minimale i janë bërë vazhdimisht edhe kryetarit të  Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avdi Ajdinit i cili u shpreh optimist për realizimin e këtij premtimi nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai madje thotë se rritja e pagës minimale do të duhej të bëhej 350 euro.

 “Ne kemi pasur si premtim pozitiv. Ne kemi luftuar me Qeveritë tjera për tu realizuar kjo e drejtë e punëtorëve po me asnjë Qeveri nuk kemi pasur mundësi ta realizojmë. Premtimi i Kurtit gjatë fushatës elektorale mbi rritjen e pagës minimale, unë besoj që do ta realizojë. Kurti ka premtuar rritje të pagës minimale prej 250 euro, ndërsa ne po kërkojmë që kjo të rritet e të bëhet 350 euro”, tha Ajdini.

Ajdini ka treguar se së fundmi përmes një shkrese të dërguar i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurtit takim për të diskutuar edhe rreth rritjes së pagës minimale.

“Unë ja kam bërë një shkresë kryeministrit Albin Kurtit më 31 mars të këtij viti, përmes së cilës i kam kërkuar takim. Në takim kam planifikuar të diskutojë për pesë pika kryesore, në mesin e tyre edhe për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Nuk kam marrë ende përgjigje”, theksoi ai.

E, për njohësin e çështjeve ekonomike, Musa Limani, rritja e pagës minimale në vend para se të implementohet do të duhej të siguroheshin mjetet financiare pasi që sipas tij, kjo do ta ngarkojë edhe buxhetin e Kosovës.

“Edhe nëse paga minimale bëhet 350 euro nuk ka asgjë të keqe, mirëpo duhet të ketë parasysh të sigurohen mjetet për rritjen e pagave, për arsye se pagat minimale te ne janë jashtëzakonisht të ulëta 130-170 euro. Sigurisht që do ta ngarkojë buxhetin e Kosovës dhe normal që pastaj do të ndikojë dhe do të jetë e obligueshme edhe për sektorin privat. Kjo mundet me qenë shpat me dy teha sidomos te sektori privat që mundet të kolapsojë. Kurse te sektori publik, duhet të sigurohen mjetet buxhetore”, tha Limani.

Bazuar në të metodologjinë ndërkombëtare rreth çmimeve të publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për artikujt kryesor ekzistencial për vitin 2020, paga minimale në Kosovë do të duhej të ishte nga 280 deri në 300 euro. 

Alsat

Continue Reading

Business

AKB-ja: Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Published

on

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill sesa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”, tha Shahini.

Alsat

Continue Reading

Trending