Connect with us

Sport

Jasir Asani: Ëndrra ime ka qënë të luaj për KF Shkupin (VIDEO)

Published

on

Futbollisti shkupjan Jasir Asani i ftuar në emision “Pitstop” me Arian Demollin në Klan Macedonia rrëfen eksperiencën e tij të shkurtër në Suedi, ku u transferua në muajin janar tek AIK Stokholm.

Asani u transferua në formë huazimi me të drejtë blerje edhe përkundër formës së mirë drejtuesit e klubit stuedez vendosën mos të shpenzonin për kartonin e tij për shkak të krizër së krijuar nga Coronavirusi.

25 vjeçari ndjehet i lumtur që ka luajtur në një klub të madh si AIK Stokholm dhe që ka njoftuar futbollist të mëdhenj, ku me shumicën edhen i vazhdon kontaktet.

Jasiri eksluzivisht për Klan Macedonia ka rrëfyer se ëndrra e tij e fëmijërisë ka qenë të luaj për KF Shkupin, gjë që e ka realizuar në formë huazimi nga skuadra e Vardarit, 6 muaj për Asanin ishte gjithsesi një përgjegjësi dhe një emocion i veçantë, sidomos të luash në një klub të madh si KF Shkupi dhe një stadium si ai në Çair, Asani ka faleminderuar tifo grupin “Shfercerat” për përkrahjen dhe mbështetjen që ja kanë dhënë në çdo ndeshje.

Shkupjani të ardhmen e sheh në ndonjë klub të madh europian. Por momentalisht Jasir Asani është pjesë e rëndësishm e Partizanit dhe e projektit të Ilir Dajës.

Alsat