Entertainment

Japonia jetëson parkun e video-lojës së famshme edhe në jetën reale

Published

on

Universal Studios Japan (USJ) hap të enjten investimin e saj saj prej 550 milion dollarësh, me temë Mario në një hap të madh nga prodhuesi i lojërave Nintendo Co Ltd përtej botës virtuale.

Duke hyrë përmes një tuneli gjigant, vizitorët e “Super Nintendo World”, një version në botën reale të krijuesit të lojërave Shigeru Miyamoto’s Mushroom Kingdom, ju mund të kujtoni se po hyni në tunelet ku hyn Mario në lojën e tij.

Në atraksion, hapja e të cilit u vonua për shkak të pandemisë COVID-19, vizitorët mund të blejnë një “bandë energjie” prej 30 dollarësh e cila sinkronizohet me aplikacionin e parkut për t’i renditur ndërsa mbledhin monedha dhe mposhtin ‘armikun’, transmeton Telegrafi.

“Ju mund të bëheni Mario”, u tha gazetarëve Ayumu Yamamoto, nënkryetar në departamentin e marketingut të USJ. USJ është në pronësi të Comcast Corp.

Lojërat e reja janë: “Mario Kart: Koopa’s Challenge”, një udhëtim duke përdorur kufje të realitetit të shtuar dhe “Yoshi’s Adventure” më e qetë për vizitorët e rinj.

Vizitorët formuan një radhë të gjatë për t’u bashkuar me provën teknike të Super Nintendo World një ditë para hapjes. USJ aktualisht po operon me kapacitet të reduktuar.

Trending

Exit mobile version