Connect with us

Sport

Ja klubet ilegale që luajnë me Flamur të Serbisë në Kosovë, si në futboll, basketboll, hendboll, volejboll… – Bota Sot

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës, një Zot e di ka apo jo njohuri për aq shumë klube ilegale serbe që veprojnë në shtetin e Kosovës dhe i zhvillojnë garat në kuadër të Serbisë!

Futbolli dominon, 23 klube janë të regjistruar në kuadër të Serbisë, sigurisht ka edhe më shumë.  
Federatat kanë reaguar disa herë deri, herë pas here janë ndaluar disa klube nga Serbia që të futen në Kosovë pa lejen e organeve kompetente!

Megjithatë aktivitetet nuk janë ndalur dhe vazhdojnë garat e Serbisë pa u penguar nga askush, ndonjëherë në kufirin e Jarinjës kthehet pas ndonjë klub serb, por rrallë e për mall!  Komiteti Olimpik i Kosovës, duhet t’i ketë parasysh se sa klube veprojnë dhe cilat janë, sepse nuk e besojmë se kanë njohuri për garat me Flamur të Serbisë edhe në Graçanicë, që nuk janë më larg se pesë kilometra larg zyreve të tyre!

KOK-u si institucioni më i lartë, asnjëherë nuk i ka ftuar publikisht federatat sportive, se si t’i parandalojnë garat e Serbisë në Kosovë. Çfarë kanë folur tinëzisht apo çfarë letra çojnë me email ndaj federatave, pak ka rëndësi, ka rëndësi dalja publike dhe si burra!

Ja klubet në futbolli dhe rangu 
Liga e Tretë e Serbisë në futboll, grupi i Perëndimit

Trepça fantome

Liga Shumadija – Rashka
Mokra Gora nga Zubin Potoku

Zona Jug – Serbi
Staro Gracko

“Kosovska Okruzhna Liga”, rajoni i Prishtinës: 
Graçanica
Polet 1980 nga Lapla Selo, 
Sitnica e Lepinës
Uglari nga Uglari
Çagllavica
Radniçki nga Hoxha e Madhe!

“Okruzhna Liga Kosovskog Pomoravlja”, rajoni i Moravës
Parteshi
Kusce nga Gornj Kusce
Rudari nga Kamenica
Mineralac nga Kllokoti
Ropotovo nga Ropotovo
Oskar nga Pasjani
Slloga nga Ranillugu
Moravac nga Vrbovac

“Okruzhna Liga Kosovska Mitrovica”, rajoni i Mitrovicës
Rudari nga Mitrovica
OFK DIF nga Mitrovica
Ibari nga Leposaviqi
Kopaoniku nga Leshaku
Radniku nga Prilluzha
Zveçani nga Zveçani.

HENDBOLL
Superliga B e Serbisë, grupi Lindje-Perëndim (meshkujt). 

Mokra Gora nga Zubin Potoku

Liga e Parë në Perëndim, grupi B (meshkujt)
Trepça fantome

BASKETBOLL
Liga e dytë e Serbisë, grupit i Perëndimit (meshkujt). 

Trepça fantome 

ZHRL JUG A – Serbia (femrat)
Zveçani  

VOLEJBOLL
Ligën e Parë B të Serbisë, meshkuj 
Kosovska Mitrovica 

Ligën e Dytë të Serbisë, grupi i Perëndimit (meshkuj)
Partizani i Lipjanit 
Kosovska Mitrovica 2 

Liga e Dytë e Serbisë, grupi i perëndimit (femrat)
Mokra Gora nga Zubin Potoku Liga e dytë e Serbisë, grupi i Perëndimit.

Alsat