Connect with us

Shendetsi

Ja cili është regjimi ushqimor që e mban Kate Middleton në formë

Published

on

Familja mbretërore shquhet për gra elegante dhe Kate Middleton është shembulli më i mirë. Dukesha e njohur gjithmonë është shfaqur në formë perfekte fizike dhe pas kësaj sigurisht që qëndron një regjim strikt.

Siç është protokolli mbretëror, Kate Middleton nuk ndan shumë detaje në lidhje me jetën e saj personale, duke përfshirë tema si dieta dhe stërvitja. Sidoqoftë, në media kanë dalë shpesh informacione se çfarë konsumon ajo dhe çfarë bën për të qëndruar në formë.

Burimet thonë se Kate ha shëndetshëm dhe trupi i saj e tregon më së miri. Dieta e Dukeshës përbëhet nga ushqime të shëndetshme, si frutat dhe perimet. Ajo merr edhe më shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë përmes pijeve (smoothie) të përditshme me përbërës si spinaqi, lakra jeshile, marule, matcha dhe boronicat.

Asaj i pëlqejnë edhe ushqimet e papërpunuara të tilla si sallatat pasi janë shumë të mira dhe për lëkurën e saj dhe humbjen në peshë. Për darkat familjare, Kate Middleton pëlqen të gatuajë pjata të bollshme. Recetat e saj të preferuara përfshijnë kerri, supë dhe pulën e pjekur që i pëlqen shumë dhe princit William.