Connect with us

Sport

Islanda bën një nderë të madhe për Maqedoninë – SHKUPI

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë kaloi në finale të Ligës së Kombeve, pasi mundi Kosovën me 2-1, në sfidën e zhvilluar në Shkup. Në rrugën drejt Evropianit 2021, qëndron Gjeorgjia, me të cilën do të përballet më 12 nëntor, në transfertë. Mirëpo në rast të fitores historike, Maqedonia mund të sigurojë kualifikimin dhe do të jetë në grupin më të lehtë në Evropianin 2021. Kjo më shumë për faktin se Islanda mundi Rumaninë në plej off dhe do të luajë në finalen e Divizionit B të Ligës së Kombeve, kundër Bullgarisë.

– Advertisment –

Kjo është një shërbim I madh për Maqedoninë, e cila në rast të fitores ndaj GJeorgjisë do të luajë me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë. Në rast se Rumania do të fitonte këtë përballje, atëherë Maqedoni do të ishte në “Grupin e vdekjes” me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.

Maqedonia ka një gjasë historike për kualifikim në Evropianin 2021, dhe nëse kalon pengesën e fundit , Gjeorgjinë në Tbilisi, do të luajë në sfidat e Evropianit në Amsterdam dhe Bukuresht, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Alsat