Connect with us

Tech

iPhone 12 Pro Max mund të jetë i vetmi iPhone i ri që mbështet rrjetin 5G

Published

on

Nëse dëshironi të merrni shpejtësitë më të mira të mundshme nga 5G me një iPhone atëherë mund t’ju duhet të blini iPhone 12 Pro Max, pasi një burim ka pohuar se iPhone 12 , iPhone 12 Max dhe madje iPhone 12 Pro më i lirë nuk do të mbështesin rrjetin 5G.

Sipas Techradar, vetëm modeli iPhone 12 Pro Max do të mbështesë rrjetin e shpejtë 5G, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, mendohet se vetëm SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut do të marrin versione mmWave 5G të iPhone 12 Pro Max – kështu që nëse jetoni diku tjetër mund të mbeteni pa këtë telefon.

Po ashtu mendohet se një model 4G me çmim më të ulët iPhone 12 do të nisë gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, për të vepruar si pasardhës i iPhone SE (2020). /Telegrafi/