Connect with us

Sport

Inzaghi: Muriqi? Duhet të keni durim

Published

on

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, ka folur për Vedat Muriqin i cili nuk po kalon formë optimale që nga transferimi i tij në Romë.

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Genoas, është pyetur edhe për Vedat Muriqin.

Stragegu italian ka deklaruar se duhet dhënë hapsirë kosovarit pasi ky është vetëm viti i tij i parë në Itali, ai tha se njejtin problem kishin edhe Caicedo, Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic pasi që në Itali është kultura ndryshe.

‘Unë mendoj që sa i përket Muriqit, vitet e fundit ka ndodhur e njejta gjë me lojtarët e tjerë në vitin e tyre të parë me ne, edhe Luis Alberto, Caicedo dhe Milinkovic-Savic kishin vitin e tyre të parë të vështirë’, tha ai.

Alsat