Connect with us

Tech

Instagram rikthen renditjen kronologjike të postimeve

Published

on

Kohështrirja kronologjike është rikthyer në Instagram. Pas mëse pesë vitesh kur kompania ndryshoi renditjen e postimeve në mënyrë algoritmike, aplikacioni ka vendosur të sjellë përsëri mënyrën e vjetër me postimet të cilat do të renditen sipas kohës së publikimit, ka njoftuar kompania Meta.

Ndryshimi është i disponueshëm në mbarë botën dhe për të gjithë përdoruesit.

Megjithatë vlen të theksohet se renditja kronologjike e postimeve nuk është e aktivizuar automatikisht dhe nuk ekziston një mënyrë sesi përdoruesit të eliminojnë tërësisht renditjen algoritmike.

Përkundrazi përdoruesit mund të zgjedhin mes tre versioneve të ndryshme: algoritmike, kronologjike dhe preferuara.

E para rendit postimet siç janë renditur deri më sot përmes një algoritmi. E dyta i rendit postimet sipas kohës kur janë publikuar dhe e treta rendit postimet bazuar në një listë llogarish që ju i përcaktoni si të preferuara.

Qasja algoritmike ndaj kohështrirjes ka qenë objekt kritikash dhe diskutimesh për mënyrën sesi ndikon te shëndeti mendor.