Connect with us

Bota

Imazhe të pabesueshme nga SHBA-të, ushtria pushton Kongresin (foto) – Alsat

Published

on

Sot Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump pas “pushtimit” të institucionit nga mbështetësit e tij në datë 6 Janar. Para votimit, imazhet që vijnë nga SHBA janë të pabesueshme.

Hundreds of National Guard troops hold inside the Capitol Visitor’s Center to reinforce security at the Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 13, 2021. The House of Representatives is pursuing an article of impeachment against President Donald Trump for his role in inciting an angry mob to storm the Capitol last week. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Nga frika se mund të ketë një përsëritje të skenave të 7 ditëve më parë, Garda Kombëtare u vendos në Kapitolin e SHBA përpara votimit sot për fajësimin e Presidentit Trump. Fotografitë nga brenda ndërtesës tregojnë anëtarët e Gardës Kombëtare duke u përgatitur për ditën e sotme që pritet që të jetë historike.

Hundreds of National Guard troops hold inside the Capitol Visitor’s Center to reinforce security at the Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 13, 2021. The House of Representatives is pursuing an article of impeachment against President Donald Trump for his role in inciting an angry mob to storm the Capitol last week. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Disa prej tyre janë fotografuar me armë në dorë ndërsa të tjerët të shtrirë duke pushuar në dysheme. Nëse votimi do të konfirmohej do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

Hundreds of National Guard troops hold inside the Capitol Visitor’s Center to reinforce security at the Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 13, 2021. The House of Representatives is pursuing an article of impeachment against President Donald Trump for his role in inciting an angry mob to storm the Capitol last week. (AP Photo/J. Scott Applewhite)
Hundreds of National Guard troops hold inside the Capitol Visitor’s Center to reinforce security at the Capitol in Washington, Wednesday, Jan. 13, 2021. The House of Representatives is pursuing an article of impeachment against President Donald Trump for his role in inciting an angry mob to storm the Capitol last week. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

 


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina raporton rritje të rasteve me COVID-19 – Alsat

Published

on

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se rastet e transmetuara lokale të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend janë në rritje, përderisa numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër virusit ka tejkaluar shifrën 15 milionë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) raportoi 144 infeksione të reja, 126 prej të cilave ishin raste të transmetuara lokale, shifër shqetësuese në rritje që vjen para festës javore të Vitit të Ri Hënor (Festivali i Pranverës), që fillon nga 12 shkurti, transmeton Anadolu. Shumica e rasteve të transmetimit lokal, përkatësisht 68 prej tyre u raportuan në provincën Heilongjiang, e ndjekur nga provinca Jilin me 33 raste dhe provinca Hebei me 20 raste. Po ashtu nga dy raste u raportuan në kryeqytetin Pekin dhe provincën Shanxi si dhe një në Shandong.

Shumë rajone në këto provinca janë nën një bllokim të rreptë për të frenuar rritjen e infeksioneve me COVID-19. Sipas autoriteteve shëndetësore kineze, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 88.701, përfshirë 4.635 vdekje dhe 82.468 të shëruar.

Fushata e vaksinimit

NHC së fundmi njoftoi se deri më tani dozën e parë të vaksinës kundër virusit e kanë marrë mbi 15 milionë persona.

“Procesi i vaksinimit ka qenë i qetë. Ne do vazhdojmë punën ashtu siç është planifikuar përderisa po afrohet edhe Viti i Ri Hënor”, tha Wang Bin nga zyra e NHS-së. Mediat lokale raportojnë se Wang njoftoi se autoritetet planifikojnë të “vaksinojnë fëmijët dhe të moshuarit në mbarë vendin për të parandaluar shpërthimet”.

“Stafi i emigracionit, punonjësit e transportit ndërkombëtar dhe të brendshëm, punonjësit thelbësor dhe ofruesit e shërbimeve publike kanë përparësi në fushatën e vaksinimit, e cila ka për qëllim të imunizojë 50 milionë persona para festës”, tha zyrtari kinez.


Continue Reading

Bota

Moti i keq në Britaninë e Madhe, evakuohen mijëra shtëpi – Alsat

Published

on

Rreth 2 000 shtëpi janë evakuuar në zonën e Mançesterit gjatë natës së kaluar për shkak të stuhisë Christoph, e cila shkaktoi përmbytje në pjesë të ndryshme të vendit. Mediat britanike raportojnë se bora e madhe goditi të gjithë rajonin.

Zonat më të prekura nga rreziku janë East Didsbury, West Didsbury, Heatley dhe Northenden, si dhe disa zona të Ruthin dhe Bangor në Dee në Uellsin Verior dhe qyteti Maghull në qarkun e Merseyside.
Një paralajmërim i fortë për përmbytjet ishte për në Bangor on Dee në veriperëndim të Uellsit, ku i gjithë fshati është urdhëruar të largohet nga shtëpitë e tyre.

Policia u tha njerëzve të shkonin në një shkollë lokale dhe të prisnin për automjete emergjente 4×4 sesa të përpiqeshin të largoheshin vetë.

Më shumë se 190 paralajmërime për përmbytjen janë në fuqi, kryesisht nëpër Midlands dhe Veri, si dhe 230 alarme.  Në Great Manchester, policia dhe zjarrfikësit po ndihmonin në evakuimin e shtëpive, ndërsa ndihmësi i shefit të policisë Nick Bailey paralajmëroi që një pellg përmbytjesh në Didsbury do të “tejkalonte në orët e ardhshme”.

Kryeministri Boris Johnson nxiti popullsinë e prekur nga moti i keq të ndiqte udhëzimet e autoriteteve dhe të linin shtëpitë e tyre.


Continue Reading

Bota

Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët – Alsat

Published

on

Gjermanisë mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel. Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit, shumë më i transmetueshëm.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme.

Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.
Varianti i ri i koronavirusit fillimisht është identifikuar në Britani të Madhe dhe Afrikën Jugore. Ekspertët kanë thënë se ai është shumë më ngjitës se varianti i parë mirëpo përgjithësisht ka simptoma të njëjta dhe nuk është më i rrezikshëm./REL


Continue Reading

Trending