Connect with us

Sport

Ibrahimoviçi ëndërron skudeton, Pioli më modest – Alsat

Published

on

Zlatan Ibrahimoviç njihet si një futbollist që nuk dorëzohet aq lehtë dhe vazhdimisht shkruan vetes qëllime të larta. Pas ardhjes te Milani, skuadra italiane duket ndryshe dhe “rosonerët” nuk njohin disfatën nga muaji mars kur pësuan disfatë në shtëpi nga Xhenova me 1-2 dhe aktualisht janë vendin e parë në Seria A. sulmuesi suedez në bisedë me mediat tregoi për lënimin, qëllimin e tij dhe të Milanit për sezonin aktual.

Unë jam OK dhe punojë shumë, kjo është filozofia ime. Ardhja te Milani ishte një sfidë ndryshe. Ekipi nuk ishte në kreun e tabelës, ndërsa unë doja që të tregohen në pjesën e bukur edhe në qëndrimin e dytë këtu. Milani duhet vazhdimisht të ketë kurajo dhe të ëndërrojë për fitimin e titullit, edhe pse para nesh është një rrugë e gjatë. Këta djelmosha janë të urritur dhe janë të determinuar që të bëjnë diçka më tepër,” tha në fillim Ibra.

Me këtë deklaratë Ibra vetëm nxiti opnionin në Itali, ndërsa në këtë temë u shpreh edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Mirëpo ai duket se ishte pak më modest.

Zlatani ka të drehtë që të mendojë në atë mënyrë dhe poashtu edhe bashkëlojtarët e tij. Mirëpo realiteti është se Milani nuk ka luajtur gjatë kohë në Ligën e Kampionëve. Duam të përmirësojmë gjërat nga sezoni i kaluar dhe të kthejmë ekipin ku e meriton të jetë. Kemi mundur ekipet si Juventusi dhe ekipe të tjerë,” tha mes tjerash Pioli.

Para fillimit të sezonit, rrallë kush mund të paramendonte se Milani, plot 11 javë do të jetë i pamposhtur dhe lider në tabelë. Edhe pse në rolin e favoritit janë Juventus, Interi dhe Napoli, edhe skuadra e Milanit nuk do të dorëzohet aq lehtë në garën për titullin kampion në Seria A.

Alsat