Connect with us

Bota

Hungaria për një javë regjistron mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19

Published

on


Hungaria njoftoi sot 1 070 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, një rritje rekord njëditore, tha ekipi qeverisës.

”Gjashtë vetë vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit”, shtoi ai duke e çuar numrin e të vdekurve në Hungari në 683.

Infeksionet janë rritur ndjeshëm që nga fundi i gushtit dhe ekspertët ia atribuojnë këtë sjelljes liberale ndaj rregullave gjatë muajve të verës, kur kishte më pak infeksione.

Të paktën 5 681 raste të reja ka pasur në Hungari gjatë shtatë ditëve të fundit.