Connect with us

Showbiz

“Home Party”, Arzon me projekt të veçantë muzikor

Published

on

Reperi i njohur nga Prishtina, Arzon, sot (enjte) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Home Party” mban titullin kënga e tij, të cilën e ka punuar në studion e VN Records.

Artisti vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip, ndërsa ka angazhuar për më shumë se 30 bukuroshe.

Arzon publikon këngën e re “Home Party” (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet Arzon, kurse për muzikën është përkujdesur Valon Demaku.

Ndërkohë, videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur “Sekuencë”.

Kënga që është prodhim i VN Records, studio që menaxhohet nga afaristja Vjollca Nivokazi, është lansuar në kanalin e FOLE në YouTube.

“Hapne Rrugën”, “Road Rivals”, janë disa nga projektet e suksesshme të tjera të Arzon që u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/