Connect with us

Shendetsi

Heshtje në MPB dhe Prokurori për votën e Jahoskit

Published

on

Ministria e Brendshme as sot nuk ka një përgjigje nëse është duke proceduar kallëzim penal ndaj deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal. Jahoski i cili të dielën e kaluar gjatë votimit në Komunën e Pllasnicës shpalosi fletëvotimin e rrethuar, gjë e cila u dëshmua publikisht përmes video incizimeve të dala në opinion, ka cenuar fshehtësinë e votës, veprim ky për të cilin ligjvënësi Jahoski rrezikon të paktën 3 vite burg.

Policia për dy ditë zgjedh të heshtë ndaj veprimeve jo ligjore të Jahoskit, ndërsa Prokuroria Publike thotë se pa kallëzimin penal nga MPB, veprimet e tyre drejtë shtrimit të akuzës janë të pamundura.

Pa përgjigje mbetet edhe Jahoski i cili tashmë dy ditë nuk dëshiron të flet rreth motivit për një veprim të tillë. Në video incizimin e publikuar, Jahoski shihet teksa kërkon votim publik për siç thotë “votën kundër vëllait tij” i cili garonte për kryetar të Pllasnicës. Edhe pse nga vëzhguesit e procesit të votimit iu bë me dije, Jahoski përsëri pas votimit shpalosi fletëvotimin. Votimi publik bie në kundërshtim me dispozitat e Kodit Penal. Neni 163 sanksionon cenimin e fshehtësisë së votimit me të paktën 3 vite burg.

“Ai i cili gjatë zgjedhjes ose votimit e cenon fshehtësinë, dënohet me të paktën 3 vite burg”, thuhet në Kodi Penal, neni 163.

Pavarësisht dëshmive të dala në opinion, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani nuk ka pranuar asnjë parregullsi mbi procesin e votimit në Pllasnicë. Për shkeljen e procesit mund të diskutohet në stadin e ankesave.

Adrian Kerimi