Connect with us

Sport

Guardiola nuk dorëzohet, si City po tenton ta transferojë Messin në janar

Published

on

Leo Messi donte të largohej nga Barcelona gjatë merkatos së verës, por katalanasit e bllokuan përmes klauzolës me shifrën e çmendur 700 milion euro. Sulmuesi argjentinas u dorëzua, pasi nuk dëshironte të shkonte në gjyq me klubin që ka fituar gjithçka.

Messi është i zhgënjyer nga drejtuesit e klubit, kryesisht nga presidenti Josip Maria Bartomeu, dhe e ka thënë hapur diçka të tillë. Gjatë verës Manchester City ishte klubi që po tentonte më së shumti ta transferonte sulmuesin, i cili do të bashkohet në Manchester me trajnerin Pep Guardiola.

Tani “Qytetarët” po mendojnë për një ofensivë të dytë në merkaton e janarit dhe “Daily Star” raporton se përgatitet një ofertë për ta transferuar Messin. Duke qenë se i kanë mbetur edhe 6 muaj kontratë, anglezët do tentojnë të “joshin” Barcelonën me 15 milion euro, duke u kujtuar atyre që në verë mund ta humbasin falas.

Ky operacion duket i vështirë për t’u realizuar, pasi në shënjestër do të përfundonin drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës nuk mund ta tolerojnë diçka të tillë. Gjithsesi deri në janar do të shikohet ecuria e katalanasve dhe do të kuptohet më mirë sa do të jenë shanset që Messi të largohet nga klubi spanjoll. /abcnews.al

Alsat