Connect with us

Sport

Guardiola kërkon mbrojtësin e Bajern Munihut – Alsat TV

Published

on

Trajneri Pep Guardiola vazhdon me përforcimet e reja në mbrojtje dhe së fundit ka këmbëngul për një lojtar që të luaj në linjën e majtë dhe në listën e “dëshirave” është David Alaba.

Guardiola e ka pasur austriakun nën urdhrat e tij në kohën kur drejtonte Bajern Munihun dhe i njeh mirë karakteristikat e futbollistit. Siti mund të përfitoj edhe nga fakti se Alaba ka vendosur të mos rinovoj me gjermanët dhe në këtë formë çmimi i kartonit të tij është ulur ndjeshëm duke qenë se në verën tjetër mund të largohet me parametër zero.

Ndërkohë trajneri spanjoll ka gati edhe alternativën, nëse negociatat me mbrojtësin e Bajernit nuk shkojnë mirë. Bëhet fjalë për Taljafikon, i cili aktivizohet me Ajaksin.

Alsat