Connect with us

Sport

Grushta mes FC Tetova dhe SC Basel Nord, deri më tani dy të plagosur (VIDEO)

Published

on

Pas një ndeshje futbolli midis FC Tetova Basel dhe SC Basel Nord kanë fluturuar grushte – dhe me sa duket janë nxjerrë edhe thika. Të dy ekipet e sulmuan njëra-tjetrën. Deri më tani janë raportuar dy të lënduar

Një përballje e ashpër të dielën pasdite në fushën sportive Rankhof në Bazel! Në ndeshjen e Ligës së pestë në mes të FC Tetova Basel dhe SC Basel Nord C – i njohur gjithashtu si FC Eri Basel – pas fishkëllimës përfundimtare kanë fluturuar grushtet. Një video nga një dëshmitar tregon se si dy skuadrat e sulmojnë njëra-tjetrën, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com. Ata madje e kanë sulmuar njëri-tjetrin me shufrat këndore të fushës së gjelbër.

Zëdhënësi i medias për Policinë Kantonale në Basel-Stadt, Toprak Yerguz, për “Blick” ka konfirmuar se policia kishte intervenuar në përgjigje të një mosmarrëveshje në fushën sportive Rankhof. “Kur policia arriti në vendngjarje në orën 15.00, situata u qetësua përsëri”, tha Yerguz. Por: dy persona është dashur të dërgohen në spital me ambulancë, për shkak të lëndimeve.

A ka pasur edhe një sulm me thikë?

Të pranishmit në vendngjarje, gazetës i kanë konfirmuar se personat u plagosën me thika. Megjithatë, zëdhënësi Yerguz nuk ka mundur ta konfirmojë këtë. “Rasti tani është transferuar te Prokuroria Publike e Bazelit”, thotë ai.

Alsat