Connect with us

Showbiz

Greta Koçi nesër lanson këngën e re

Published

on

Ajo ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor tash e një kohë.

Fjala është për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi, e cila së fundmi njoftoi fansat se nesër publikon këngën e re.

Zeshkania përmes një postimi të ndarë në InstaStory bëri të ditur se nesër (e enjte) në ora 17:00 lanson projektin e radhës.

Greta Koçi (Foto: Instagram)

“Nesër, ora 17:00. Video e re, këngë e re”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Ndërkohë që ditë më parë ndau një fragment të shkurtër të këngës, për të cilën mori reagime të shumta edhe nga ndjekësit që numëron në Instagram.

Ndryshe, të fundit këngë Greta e solli në fund të muajit shkurt të titulluar “Lum kush m’ka”.

Duke marrë parasysh periudhën e pandemisë, Koçi po rikthehet fuqishëm pas një pauze të shkurtër që bëri në muzikë. /Telegrafi/