Connect with us

Maqedoni

Gjykata refuzon padinë e Ruskoskës kundër VMRO-DPMNE-së

Published

on


Padia e prokurores Vilma Ruskovska kundër VMRO-DPMNE është e pabazë. Gjykata konstatoi se nuk ka bazë për procedim. Avokati i shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe korrupsionin tha se do të presin që gjykata të shpjegojë me shkrim pse padia u refuzua, dhe më pas do të vendosin nëse do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Nëse ne shërbehemi me gjuhën e VMRO-DPMNE-së, kritika publike dhe sarkazma, del se gjykatësi Svarovski, i zgjedhur nga “defteri”, megjithatë nuk mund të gjykojë kundër atyre që e zgjodhën dhe ende e mbajnë atë për veshi”, deklaroi Pançe Eftimov, avokat i Vilma Ruskovska.

Eftimov është i bindur se janë përmbushur kushtet që VMRO-DPMNE dhe koalicioni të përgjigjen për shpifje, me vendimin që në disa nga videot parazgjedhore të përdoret imazhi i Villma Ruskovskës. Nga ana tjetër, mbrojtja e partisë opozitare, në tre seancat e mëparshme pretendoi se nëse gjykata vendos mbi shpifjen, do të rrezikohen mendimi dhe shprehja e lirë. Ata gjithashtu kundërshtuan ekspertizën e bërë nga Ruskovska për nevojat e këtij gjyqi, ku është konstatuar se ajo vuan nga frika, ankthi dhe se ishte e shqetësuar nga dy videot e VMRO – DPMNE-së. Shefja e Prokurorisë për krimin e organizuar sot nuk deshi ta komentojë vendimin e gjykatës. Dhe ajo do ta presë shpjegimin e gjykatës me shkrim.

Bojan Stojanovski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending