Në Nion të Zvicrës u hodh shorti I Ligës Europa për raundin e 1/8-tave. Shorti rezervoi përballjen interesante, ku mund të veçohet sfida në mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Bajer Leverkuzenit, por edhe ajo mes gjashtë herë kampionëve të këtij kompeticioni, Sevilja-s dhe anglezëve të Uest Hem.
Sakaq, Barcelona e cila eliminoi Napolin, do të përballet me Gallatasaraj, teksa ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 17 mars.