Connect with us

Entertainment

Gjashtë javë burgim për ata që nuk mbajnë maskën…

Published

on

Një shtetas i Britanisë së Madhe është dënuar nga një gjykatë në Singapor me gjashtë javë burgim, pasi ai shkelte në mënyrë të përsëritur masat kundër koronavirusit, duke refuzuar të mbante një maskë mbrojtëse.

Benjamin Glynn, 40 vjeçar, u shpall fajtor si i akuzuar për mosmbajtje të maskës në tren. Ai i kërkoi gjykatës që pasaporta t’i kthehej në mënyrë që ai të kthehej në Britani për të qenë me familjen e tij.

Shteti aziatik është i njohur për zbatimin e rregullave të rrepta gjersa ka burgosur dhe gjobitur personat për shkeljen e rregullave të COVID-19.