Showbiz

Getoar Selimit i hakohet faqja në Facebook, i publikohen foto pa kuptimSinjali

Published

on

Getoar Selimi i njohur si Geasy, është duke u ballafaquar me probleme kibernetike.

Kjo pasi faqja e tij zyrtare në Facebook duket se është hakuar dhe është marrë në administrim nga persona të paautorizuar.

Kështu së paku kanë lënë të kuptohet fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e tij, të cilat janë krejt të pakuptimta dhe nuk lidhen me karrierën apo përditshmërinë e tij.

Faqja në fjalë ka mbi 160 mijë pëlqime, gjersa imazhet e fundit të publikuara në to kanë shfaqur shqetësim te fansat.

Megjithatë, përkundër kësaj deri më tani nuk ka pasur një reagim nga vet reperi.

/GazetaSinjali/

Trending

Exit mobile version