Connect with us

Showbiz

Genta Ismajli reagon pas tërmetit në Izmir dhe thotë se së shpejti do të rikthehet me projekte të reja

Published

on

Të premten (30 tetor) një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet turke në veri të ishujve grek Samos.

Siç u raportua, fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit.

Lidhur me këtë, këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, ditën e sotme (e mërkurë) bëri një reagim përmes një postimi të ndarë në InstaStory.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo thotë se është shumë e mërzitur për tërmetin që ndodhi në Turqi, ndërsa i falënderon për përkrahjen e vazhdueshme.

Artistja po ashtu thekson se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja muzikore.

“Përshëndetje Turqi, së pari jam shumë e mërzitur për tërmetin në Izmir. Shpresoj që do bëhet mirë së shpejti”.

“Gjithashtu dëshiroj të ju falënderoj për përkrahjen. Shumë shpejt do jem përpara jush me projekte të reja”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

®️

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on Oct 9, 2020 at 1:59pm PDT

Genta ndërkaq që një kohë është zhvendosur për të jetuar në shtetin turk, që pas lidhjes me biznesmenin e njohur atje, Huseyin Usta. /Telegrafi/