Connect with us

Showbiz

Genc Prelvukaj në nëntor sjell albumin e ri “Gentivs II”

Published

on

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, tashmë ka filluar përgatitjet për albumin e ri.

Artisti, i cili numëron vite të shumta në skenë, ka njoftuar fansat se nëntor do të sjellë këtë album.

“Gentivs II” mban titullin albumi, për të cilin nuk ka zbuluar më shumë detaje deri më tani.

Genc Prelvukaj paralajmëron albumin e ri (Foto: Instagram)

“Prej 1 nëntorit, Gentivs II”, ka shkruar ai.

Në një fotografi tjetër të ndarë me fansat në InstaStory, artisti shqiptar shtoi: “Duke punuar, që 30 orë mbyllur në studio për albumin e ri Gentivs II.

Genc Prelvukaj paralajmëron albumin e ri (Foto: Instagram)

Sa i përket projekteve të reja, “Bekim” titullohet kënga e tij e fundit që ia dedikoi dëshmorit Bekim Berisha.

Në vazhdim presim të shohim për projektet e radhës, të cilat do t’i lansojë nga 1 nëntori. /Telegrafi/