Connect with us

Business

Gastronomia vuan mungesën e punëtorëve, mungojnë kuzhinierë dhe kamarierë

Published

on

Numri i të punësuarve në sektorin e gastronomisë është ulur nga 50 deri në 80 për qind. Për shkak të mungesës së kamerierëve, recepsionistëve dhe kuzhinierëve të kualifikuar, në hotele dhe restorante ekziston rreziku që këtë vit të ketë sezon të keq turistik, thonë nga Oda Ekonomike (OE). Në periudhën në vijim do të organizohen trajnime për rikualifikim të personelit të nevojshëm, me qëllim të kompensimit të personelit që mungon.

Kemi përgatitur katër programe për trajnime dy mujore për rikualifikim për nevojat e kuadrove të hotelerisë. Fokusi është vendosur në pjesën praktike e cila do të zbatohet ekskluzivisht në objektet hotelerike nga praktikues që janë të punësuar në objektet hotelerike të cilët do të trajnojnë sipas nevojave të hotelerisë – tha Daniella Mihajllovska-Vasilevska, Oda Ekonomike.

Nga Oda thonë se shteti duhet të vazhdojë me ndihmat financiare që sektori i hotelerisë ta tejkalojë krizën.

Sektori i biznesit tregon se mbështetja nga Qeveria është e nevojshme jo për të fituar, por thjeshtë, kompanitë në këtë sektor të mos mbyllen, sepse edhe ato tani në kushte kur nuk punojnë dhe kur nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm i mbajtën një pjesë të konsiderueshme të punonjësve. Humbja e kuadrove të kualifikuara vë në pikëpyetje pozicionin e tregut të Maqedonisë së Veriut si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar – deklaroi Ana Tanevska-Gjeorgjievska, Oda turistike-hotelierike.

Për shkak të pasigurisë nga pandemia dhe mosfunksionimi i hoteleve dhe restoranteve, punonjësit u larguan për të punuar në sektorë të tjerë si transport dhe ndërtimtari, thonë nga Oda. Sipas analizave të tyre, nga fillimi i krizës, këtë sektor e kanë braktisur 4,000 deri në 20,000 persona.

Andrea Çobanova

The post Gastronomia vuan mungesën e punëtorëve, mungojnë kuzhinierë dhe kamarierë appeared first on Alsat.

Alsat